11.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Edhe 23 të vdekur nga covid 19, kjo është mosha dhe vijnë nga këto komuna

Rekomandime

Gjatë 24 orëve të fundit 23 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19, raporton.

- Advertisement -

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 424 raste të reja pozitive me këtë virus.

Ti kurrë nuk do ta humbëesh epshin tënd përsëri. Provoni këtë!

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportin 24 orësh.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të MSH-së në 24 orët e fundit janë shëruar 1324 qytetarë.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

- Advertisement -

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës kundër COVID-19.

23 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit. 13 prej viktimave janë burra dhe 10 gra. Ministria e Shëndetësisë ka treguar edhe se të çfarë grumposhash janë viktimat.

Bazuar në infografikën e MSH’së, tre prej viktimave i takojnë grupmoshës 40-49 vjeç, dy viktima janë të grupmoshës 50-59, një viktimë e grupmoshës 60-69, 11 viktima janë të grupmoshës 70-79 vjeç dhe gjashtë viktima të grupmoshës mbi 80-vjeçare.

Rastet e vdekjes janë të regjistruara në komunën e Prishtinës, Gjilanit, Suharekës, Shtimës, Vushtrrisë, Pejës, Istogut, Malishevës, Gllogocit, Vitisë dhe Prizrenit.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952 doza të vaksinës.

Deri më sot 357.197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 8.270 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 23 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.324 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582.

Në total numri i rasteve aktive është 17.625.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit