15.7 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Edhe Borell dorëzohet para Grenellit: Amerikanët kanë shumë plane për Kosovën

Rekomandime

Një vizitë të zymtë në Kosovë e pati sot kryediplomati europian, Joseph Borell, kjo pasi ai kohë më parë deklaroi se nuk e njeh pavarësinë e shtetit kosovar. Sidoqoftë, ai foli edhe për planet e amerikanëve, ku tha se ani pse s’janë shumë të zëshëm si ata, janë të përfshirë në këtë çështje,
Joseph Borell Shefi i diplomacisë europiane për politikë të Jashtme dhe Siguri qëndroi sot në Kosovë, ku u takua me shumë figura politike të vendit.

- Advertisement -

Gjatë qëndrimit këtu ai foli edhe për Amerikën, si një prej aleatëve më të mëdhenj të Kosovës, e që ka dhënë më së shumti për vendin.

Borell siç duket ‘i ka zili’ planet e amerikanëve, ai thotë se nuk garon me ta, por se SHBA ka qenë më e zëshme në çështjen e Kosovës.

“Amerikanët kanë shumë plane. Për Lindjen e Mesme, Korenë dhe për këtu. Është një çështje të kesh plan, dhe çështje tjetër të angazhohesh për të pasur sukses. Ne kemi investuar më shumë se 1 miliard. Nuk po bëj garë me amerikanët, do të punojmë së bashku dhe nuk do të ketë ndasi. Ne nuk jemi këtu të vendosim fajin njeri tjetrit. Ne ndoshta nuk jemi mjaft të zëshëm por jemi mjaft të involvuar në këtë çështje”, ka thënë Borell.

- Advertisement -

Ndër të tjera, ai ka folur edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi, ku deklaroi se taksa 100 përqind duhet të hiqet dhe bisedimet të rifillojnë.

Ndryshe, Borell gjatë qëndrimit në Kosovë është takuar me Presidentin Hashim Thaçi dhe liderët e partive politike në vend, pos me atë të PDK’së, Kadri Veseli, i cili nuk pranoi të takohet me diplomatin spanjoll

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit