-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Edhe dy raste të dyshuara me koronavirus në Kosovë

Rekomandime

Në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë duke u trajtuar mostrat e dy pacientëve të tjerë kosovarë me dyshimet se janë prekur nga virusi kinez korona, raporton Gazeta Express. Rezultatet për ta pritet të publikohen gjatë ditës së sotme.

- Advertisement -

Ndërkohë vetëm gjatë ditës së djeshme në Infektiven e QKUK-së kanë qenë katër pacientë të cilëve u janë bërë mostrat rreth dyshimeve se janë prekur nga koronavirusi. Rezultatet për të njëjtat kanë dalë negative.

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka filluar përgatitjet për mbrojtje nga koronavirusi.

Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse tashmë ka bërë gati listën për furnizim me produkte që parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit