5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Edhe Komisionari i BE’së është pro shkëmbimit të territoreve me Serbinë

Rekomandime

Zyrtarët e Bashkimit Evropian çdo ditë e më shumë po tregojnë planet e tyre në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi, ata po deklarohen pro shkëmbimit të territoreve mes dy vendeve.

Pasi përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell doli hapur duke deklaruar se nuk është kundër idesë së ndryshimit të kufijve që nënkupton shkëmbimin e territoreve me Serbinë, tani kanë filluar edhe zyrtarë tjerë nga BE.

- Advertisement -

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi është përgjigjur edhe në pyetjet rreth ideve për shkëmbim territoresh, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për çështjen pothuajse të bllokuar të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Pozicioni ynë ka qenë i qartë nga fillimi. Kyçe është ajo për të cilën pajtohen dy vendet. Një marrëveshje rreth së cilës pajtohen dyja palët dhe që nuk paraqet rrezik për shtetet tjera të rajonit” ka thënë Varhelyi.

Varhelyi ka shtuar se pasi të arrihet te marrëveshja eventuale mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë mund të shikohet në elementet e ndryshme të saj.

- Advertisement -

“Nuk mendoj se shkëmbimi i territorit është një çështje, mendoj e ajo është një çështje dytësore” ka thënë ai.

Komisionari i BE-së ka thënë se është me rëndësi që të dyja palët në tryezë të angazhohen në mënyrë domethënëse dhe të arrijnë te zgjidhja.

- Advertisement -

Në këtë aspekt ai ka thënë se pret që rol të madh të ketë i dërguari i posaçëm për procesin e dialogut, Mirosllav Lajçak.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit