1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Edhe në kohë karantine, presidenca shpenzoi para për dreka zyrtare

Rekomandime

Shpenzime në emër të drekave e darkave në takime zyrtare me delegacione janë bërë edhe në muajt kur Kosova ndodhej në karantinë – kufijtë ishin mbyllur e restorantet nuk shërbenin brenda. Këso harxhimesh ka bërë Presidenca e edhe shumë institucione të pavarura.

Qysh në gjysmën e marsit, kur ishin paraqitur rastet e para të të infektuarve me virusin që ka shkaktuar pandeminë COVID-19, Qeveria kishte vendosur masa kufizuese të lëvizjes. Për pasojë, ishin ndërprerë mundësitë e qarkullimit nga shteti në shtet, sikurse edhe ishte kufizuar në masë qarkullimi brenda Kosovës. Ndërkaq, deri në qershor, restorantet nuk mund t’u shërbenin klientëve në lokal ose tarracë.

- Advertisement -

Megjithëkëtë, shpenzime në emër të reprezentacionit janë bërë nga institucionet e Kosovës edhe në muajin prill e edhe në maj, kohë kur masat ishin restriktive.

Presidenca ka harxhuar rreth 4 mijë euro për reprezentacion në muajt e mbylljes. Mbështetur në një përgjigje që ky institucion ia ka dhënë Kohës pas një kërkese për qasje në dokumente publike, gjatë prillit janë shpenzuar 553.50 euro, kurse gjatë majit 3,369.86 euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit