6.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Serbia ngul këmbë për Asociacionin: Jo si OJQ, po siç u nënshkrua

Rekomandime

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se çështja e Kosovës dhe marrëdhënia me Prishtinën mbetet një nga sfidat më të mëdha për çështjen e sigurisë së vendit.

Ajo theksoi se Serbia ka zbatuar gjithçka që është rënë dakord në Bruksel dhe se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet siç është rënë dakord, dhe jo si një OJQ.

- Advertisement -

Bërnabiq në TV Pink, deklaroi se nuk ka më dialog mbi Asociacionin dhe se është zhgënjyese që BE, e cila, siç theksoi ajo, është një qëllim strategjik i qeverisë së re serbe, lejoi që Asociacioni të mos formohej shtatë vjet pasi ishte rënë dakord.

Siç shtoi ajo, norma e civilizimit është vija e kuqe që nëse negocion dhe nënshkruan diçka, atëherë e zbaton atë./kk/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit