1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Edhe një deputet i VV-së i del kundër Strategjisë së Sigurisë që prezantoi Kurti

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Kuvendin e Kosovës ka prezantuar Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për periudhën 2022-2027.

Në fjalën e tij, Kurti ka thënë se ky dokument paraqet objektivat strategjike të ndërlidhura me interesat jetike shtetërore siç janë mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial.

- Advertisement -

Dokumentin e prezantuar nga Kurti e kanë kundërshtuar deputetët e opozitës, të cilët kanë thënë se ka defekte në hartimin e këtij dokumenti, ndërsa kanë deklaruar se ai është mbajtur “sekret” dhe nuk ka qenë i hapur për diskutim.

Ata kanë kërkuar që ky dokument të diskutohet tutje dhe të mos votohet sot.

Për të njëjtën arsye, këtë dokument e ka kundërshtuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli.

- Advertisement -

Në fjalën e tij, Humolli ka thënë se së pari duhet të gjendet harmoni dhe unitet mes deputetëve, e pastaj të hartohet dokumenti për sigurinë e vendit.

“Pa harmoni dhe pa unitet të brendshëm nuk kemi mundësi të kemi siguri për vendin.”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Tutje, Humolli ka deklaruar se është shqetësuese që një dokument i tillë për sigurinë të kalojë pa debat.

“Nuk e kemi diskutuar, kjo nuk më duket në rregull. Ndoshta ka ndodhur më herët, se është hera e parë që jam në Kuvend dhe ndoshta më herët i keni kaluar ashtu dokumentet pa i diskutuar, por mua nuk më duket në rregull. Na është ofru një dokument për me kalu pa debat, kjo është e gabueshme. Atëherë pse na me ngritë dorën me votu një dokument që nuk e kemi diskutu”, ka deklaruar Humolli në Kuvend.

Ai ka thënë se për të hartuar një dokument të mirëfilltë të sigurisë, duhet të analizohen shumë fusha duke marrë parasysh pozitën e mirë gjeopolitike dhe strategjike të Kosovës, dhe duke shfrytëzuar raportet me ndërkombëtarët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit