-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Edhe një goditje e rëndë nga SHBA për Kosovën: Tërhiqen nga bordi i AKKVP për shkak të komandant ‘Ftyrës’

Rekomandime

Pas Britanisë së Madhe edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë larguar nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës për shkak se në krye të saj është zgjedhur para disa muajve Naser Shala, ish-komandant i UÇK’së të cilin ambasadat e huaja e konsiderojnë si të pakualifikuar, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka bërë të ditur se sot është larguar nga Bordi i AKKVP, duke kujtuar një postim që ambasada e tij e kishte bërë ditën kur Shala u zgjodh në krye të këtij bordi.

“SHBA ka dhënë dorëheqje nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës, sikurse Britania e Madhe ka bërë më parë. Nuk do të vazhdojmë të jemi pjesëmarrës kur udhëheqja e saj u shërben interesave personale dhe politike më shumë se sa njerëzve. Përzgjedhja e e të njohurve të pakualifikuar në pozita qeverisës e lëndon imazhin e Kosovës dhe e tradhton besimin e publikut”, ka shkruar Kosnett në Tëitter.

Më herët ambasadori ka kërkuar që të pakualifikuarit dhe ata që marrin pozita përmes nepotizmit dhe klientelizmit të largohen nga institucionet.

- Advertisement -

Një javë më parë Kosnett i kërkoi Shalës publikisht që të japë dorëheqje nga pozita që ka marrë muaj më parë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit