1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Edhe një marrëveshje nënshkruhet sot me SHBA-të, dalin detajet e takimit Hoti-Grenell

Rekomandime

Zyra e Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, ka dhënë detaje për takimin me delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

- Advertisement -

Bëhet e ditur se takimi mes Hotit dhe delegacionit amerikan, do të zhvillohet nga ora 18:30 në ndërtesën e Qeverisë, përcjell Bota sot.

Kryeministria poashtu ka njoftuar se do të nënshkruhet një marrëveshje, por nuk ka dhënë detaje më shumë.

“Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë. Vendi: Ndërtesa e Qeverisë Koha: 18:30 P. S: Mediat mund t’i marrin pamjet nga RTK-ja, e cila do ta mbulojë ngjarjen nga mjediset ku do të mbahet takimi dhe do të nënshkruhet marrëveshja, ndërsa konferencën mund ta përcjellin të gjitha mediat”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

- Advertisement -

Delegacioni i qeverisë amerikane do të kryesohet nga Adam Boehler, kryeshef ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC).

Pjesë e këtij delegacioni, i cili deri më 25 shtator do të udhëtojë edhe në Beograd, Athinë, dhe Izrael, do të jetë edhe dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

- Advertisement -

Me ta do të udhëtojnë edhe 12 zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit