Ndër shumë kosovar që kanë pasur të drejtë vote në Shqipëri, ka qenë edhe gazetari Vehbi Kajtazi, i cili ka treguar edhe për kënd e ka hedhur votën atje.
Në Shqipëri sot janë zhvilluar zgjedhjet parlamentare, ndërsa ka pas shumë politikanë që kanë shkuar për të votuar, ndër ta ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili u kritikua shumë për këtë veprim.
Por ka pasur edhe qytetarë të thjeshtë e gazetarë që kanë pasur të drejt votë, dhe e kanë shfrytëzuar këtë duke e hedhur votën në kutit e zgjedhjeve në Shqipëri.
Vehbi Kajztazi e ka pranuar se ka votuar në zgjedhjet në Shqipëri, duke thënë se ka votuar për opozitën.
Kajtazi këtë e ka bërë të ditur në një televizion.
Edhe opinonisiti, Imer Mushkolaj ka treguar se ka votuar, por duke mos treguar se për cilën parti.