15.7 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Edhin e porsalindur e braktis e ëma, por nuk e braktis “Qeni Ilir”

Rekomandime

Qeni i Sharrit apo siç e quajnë edhe “Qeni Ilir” është i njohur për besnikërinë e tij dhe për aftësitë e mëdha për ta ruajtur kopenë.

Besnikëria e kësaj kafshe tani është dëshmuar edhe në fshatin Aqarevë të Komunës së Skenderajt, shkruan Klan Kosova.

- Advertisement -

Mujë Jashari në llogarinë e tij në Facebook, e ka postuar një video dhe disa fotografi ku shihet ruajtësi i kopesë duke u përkujdesur për një edh të porsalindur të cilin e kishte braktisur e ëma në mes të malit.

“Një qenush besnik i kopesë së dhive që kujdeset për një edh të porsalindur të cilin nëna e tij e braktisi në mes të malit”, ka shkruar Jashari.

Kujtojmë se kjo racë njihet si rojë e bagëtive dhe është i emëruar kështu për shkak të Maleve të Sharrit – varg malor në Ballkan që shtrihet nga pjesa veriperëndimore e Maqedonisë së Veriut, Kosovë dhe deri në Shqipërinë Verilindore.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit