4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Edi Rama nxehet keq me Shefqet Kastratin pasi e hoqi taksën për veturat që çojnë ndihma

Rekomandime

Milioneri Shefqet Kastrati i cili menaxhon me kompaninë e tij “Rrugën e Kombit”, ka vendosur që të lirojë nga taksa prej pesë (5 ) eurove të gjithë makinat të cilat udhëtojnë nga Kosova për në Shqipëri me qëllim të dërgimit të ndihmave për banorët të cilët janë prekur nga tërmeti shkatërrimtar.

- Advertisement -

E këtë vendim Shefqet Kastrati e ka marrë edhe përkundër faktit që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kundërshtuar një kërkesë të tillë paraprakisht gjatë një takimi të rastësishëm me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollin, i cili po vizitonte zonat e prekura në Thumanë.

Sipas burimeve të express pas këtij vendimi, Edi Rama ka telefonuar Shefqet Kastratin, drejtuesin e kompanisë që merret me mbikëqyrjen e “Rrugës së Kombit”, dhe i ka bërtitur.

Edi Rama në bisedën që ka pasur me Behgjet Pacollin, ka thënë se ata që dërgojnë ndihma në Shqipëri mund të paguajnë edhe taksën prej 5 eurove, dhe e ka porositur që t’ua bëjë me dije kosovarëve që të mos kërkojnë heqjen e taksës rrugore.

- Advertisement -

“Tarifa te rruga është detyrim i të gjithëve dhe ka të bëjë me shërbimin e infrastrukturës, me sigurinë rrugore dhe me shtetin, tashi në qoftë se vjen me zemër për të dhënë shumë më tepër sesa ato 5 euro, 5 euro nuk janë një diskriminim ato paguhen në të dy anët e kufirit dhe ne edhe në Kosovë dhe në Shqipëri do të shkojmë drejt rrugëve me pagesë siç i ka gjithë bota.

Kjo është e para dhe ato 5 euro janë kontribut i të gjithëve për shtetin vetveten në kuptimin e garancisë së shërbimit. Është e pabesueshme kjo histori, nuk e kuptoj dot si mund të lidhen këto gjëra”, ka thënë Rama.

- Advertisement -

Sot ndërkaq, kompania që mbikqyr autostradën Milot-Morinë ka njoftuar se duke filluar nga dje ka lejuar kalimin pa pagesë të të gjitha makinave që janë solidarizuar apo kanë sjellë ndihma për të prekurit nga tërmeti.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, është bërë e ditur se ata do te lejohen të kalojnë pa pagesë deri në përfundim të situatës emergjente.

“Ju informojme se shoqeria koncesionare e autostrades Milot – Morine (Rruga e Kombit), duke filluar qe nga dita e djeshme date 26.11.2019 ka lejuar kalimin pa pagese te te gjithe makinave (individe, shoqata, institucione te Kosoves, Shqiperise, etj), të cilët janë solidarizuar apo qe kane sjelle ndihma per te prekurit nga termeti.

Këto grup personash do te lejohen te kalojne pa pagese deri ne perfundim te situates emergjente”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit