14.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Zafir Berisha thotë se Facebook-un ia hakuan njerëz që i shërbejnë propagandës pro-ruse

Rekomandime

Zëvëndës-ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka reaguar në Facebook për llogarinë e tij në Facebook të hakuar gjatë ditës së djeshme.

- Advertisement -

Berisha pretendon se llogaria e tij është hapur në Nish të Serbisë nga njerëz të paguar, të cilët po I shërbejnë propagandës pro-ruse me qendrën e spiunazhit rus.“Besoj se e dini që dje para orës 21 dikush ka hakuar fb tim, mirpo ajo që dëshiroj ta ndaj me ju, janë disa të dhëna interesante për këtë rast! Sot pasdite duke e ndërruar paswordin e fb, një e dhënë interesante, fb im para 17 orëve është hapur në Nish të Serbis (foto 1) kohën kur unë kam qenë duke u pregadituar për me udhëtuar nga Prizreni për në një emision teliviziv!

Kjo nuk do të bënte ndonjë lajm sikurse mos të përputheshin të dhënat tjera për të cilat ka një kohë të gjatë që shkruaj “se dikush me mision dhe i paguar, e disa pa vetëdije po i shërbejn propagandës serbo- ruse me qendrën e spiunazhit rus në Nish të Serbis”!

Për kurreshtjen tuaj po i bashkoj edhe disa foto të cilat tregojn se shkrimin që e kanë bërë ata që e kanë hakuar fb tim, kush e ka shpërnda në mesin e qindra “share” … dhe pastaj vlersone vetë!”, ka shkruar Berisha.

- Advertisement -

Berisha e kishte konfirmuar që profili i tij në Facebook është hakuar para dy ditësh, menjëherë pasi ishte emëruar në pozitën e Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike.

Ai ka thënë po ashtu se për rastin i ka lajmëruar edhe forcat e rendit.

- Advertisement -

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka emëruar në cilësinë e koordinatorëve nacionalë, zëvendës-ministrat e MPB-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit