3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Vjosa Osmani kërkon nga Netflix njohjen e Kosovës

Rekomandime

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani i është bashkuar listës së peticionit për njohjen e Kosovës nga platforma e transmetimit të filmave.

- Advertisement -

Ajo përmes rrjetit Twitter i ka bërë thirrje kësaj platforme që të vendosin Kosovën në hartë duke shtuar se njerëzit e këtij vendi e duan punën dhe shërbimin e tyre.

“I dashur Netflix, njerëzit e Kosovës i shijojnë shumë shërbimet tuaja të transmetimit dhe e duan punën tuaj.

Ata meritojnë të njihen për këtë. Është koha që të vendosni Republikën e Kosovës në hartën tuaj,” ka shkruar Osmani.

- Advertisement -

Kujtojmë se për këtë çështje është krijuar një peticion të cilin e kanë nënshkruar më shumë se 8 mijë persona janë bërë pjesë e tij me nënshkrimet e tyre ku i kërkohet platformës filmike që të vendosë Kosovën në hartë pasi deri tani figuron me territor të Serbisë.

Këtu mund ta gjeni peticionin

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit