10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Edi Rama po përdoret nga Vuçiq për të kapur autoritetet e Kosovës

Rekomandime

Deputeti i PD-së në Shqipëri, Sali Berisha ka thënë se iniciativa e Minishengenit e filluar nga Rama, Vuçiqi e Zaev është destabilizuese për Ballkanin.

- Advertisement -

Berisha ka thënë se kjo aleancë trilaterale nuk i shërben paqes në Ballkan, por nxit fantazmat e vjetra dhe rivalitete të panevojshme.

“Edi Rama po përdoret nga Aleksandar Vuçiq për të kapur autoritetet e Kosovës me të cilat [Vuçiq] nuk po mund të merret vesh”, tha lideri historik i PD-së.

Ish-kryeministri i Shqipërisë thotë se në Uashington Kosova dhe Serbia u paraqiten si të barabarta derisa sipas tij në Minishengen këto shtete nuk po paraqiten të barabarta.

- Advertisement -

Berisha ka thënë se nuk do të ishte kundër Minishengenit nëse ajo të do ishte e barabartë për të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

“Nëse nuk është Mali i Zi, Bosnja, Kosova, me Minishengenin po krijohet një aleancë politike trilaterale karshi vendeve tjera e më së shumti aleancë kundër Kosovës. Vuçiqi nuk e pranon Kosovën si të barabartë mes të barabartëve”, tha ai në Dukagjin.

- Advertisement -

Lideri historik i PD-së në Shqipëri thotë se Ballkani e ka provuar hegjemoninë e Serbisë.

“Kurti nuk ka kërkuar asgjë më shumë se barazi mes shteteve”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit