0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Edi Rama publikon hartën ku shihet Kosova brenda kufijve të Serbisë

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shtangur të gjithë me një video që e ka shpërndarë në rrjetet sociale. Rama ka publikuar një hartë në të cilën Kosova figuron brenda kufijve të Serbisë.

- Advertisement -

“Me hartën e investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Por, ajo që shqetëson, në hartën që e ka përdorur Rama, territori i Republikës së Kosovës është lënë brenda kufijve të Serbisë.

Fotografia është shpërndarë në rrjete sociale dhe ka ngjallë edhe reagime. Një prej tyre është Arben Gashi nga LDK.

- Advertisement -

Por pas reagimeve, duket se Rama ka ndërhyrë në postime. Në profilin e tij gjendet vetëm një video, me foto ndryshe nga ato të mëparshmet, madje, ndryshon edhe ora e postimeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit