5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Tifozi anglez tregon si i humbi kuleta me rreth 600 euro në Prishtinë, e mahnitshme ajo që i ndodhi më pas

Rekomandime

Tifozët anglezë kanë mbetur të befasuar nga pritja që iu bë në Prishtinë për përballjen që Kosova e zhvilloi ndaj Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

‘Tre Luanët’ fituan në stadiumin “Fadil Vokrri” 4-0 ndaj Përfaqësueses tonë, por që ishte të mahnitur nga pritja që iu bë në Prishtinë.

- Advertisement -

Një tifoz anglez, Steve Bruce, kishte një moment të hidhur në Prishtinë, pasi kishte humbur kuletën me 600 euro në të.

Por, nuk kishte kaluar shumë kohë dhe atij i ishte kthyer kuleta me të gjitha gjërat dhe paratë që kishte aty nga një kosovar.

- Advertisement -

Bruce ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se një djalosh kishte hyrë në lokal dhe ia kishte kthyer menjëherë dhe asgjë nuk i mungonte.

“Më ra kuleta në rrugën kryesore në Prishtinë. Një djalosh hyn në lokal dhe ma kthye, pa më marrë asgjë. Sinqerisht, Kosova është e madhe”, shkroi Bruce në llogarinë e tij.

- Advertisement -

Ai kishte në kuletën e tij rreth 600 euro dhe kredit kartelat, por asgjë nuk i ishte marrë dhe tifozi kosovar i kishte kthyer atë të paprekur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit