0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Edita Tahiri: Kurti e filloi angazhimin politik në një OJQ bashkë me serbë

Rekomandime

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, angazhimin e tij politik e ka nisur në një OJQ bashkë me serbë.

Tahiri tha se fillimisht Kurti ishte pjesë e një OJQ-je bashkë me serbët si organizatë multietnike, e pastaj ndërroi në nje ideologji për vetëvendosje të kombit shqiptar.

- Advertisement -

“ Veç është mirë me tregu që ka filluar një OJQ bashkë me serbët, pasta je ka bërë salto prej një organizate multietnike, e ka bërë një salto për vetëvendosjen e kombit shqiptar”, është shprehur Tahiri.

Tutje, ajo tha se kërcimi i Kurtit nga lëvizja në një parti politike e cila merr pjesë në zgjedhje ka qenë me vend.

“Ky ka qenë kërcimi i tij që e ka bërë, ndërsa kthimi në parti që e ka bërë ka qenë me vend, sepse si lëvizje s’ka mundur të shkojë më tutje”, ka thënë Tahiri.

- Advertisement -

“Fitorja me 50%, mendoj se kishte ardhur koha e sprovimeve”, shtoi Tahiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit