8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Edita Tahiri në panelin e përbashkët me Lajçakun: Marrëveshja Kosova-Serbi duhet të ketë njohjen reciproke

Rekomandime

Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri tha se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja reciproke. Në një panel diskutimi ku i pranishëm është edhe emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, Tahiri tha se është koha të shënohet historia dhe të hapet kapitull i ri i paqes.

- Advertisement -

“Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë vetëm njohja ndërmjet dy vendeve pa formulime dykuptimëshe, është koha me shkru një histori të re, me hap një kapitull të ri të paqes në mes marrëdhënieve Kosovë- Serbi. Lini anash formulimet. Do t’i lëmë kohë çështjeve të hapura që të mbyllen, nuk është vetëm për Kosovën dhe Serbinë, kjo vlen dhe për BE-në dhe Ballkanin në veçanti kur e shohim çfarë po ndodh”, tha ajo.

Ajo kritikoi edhe për faktin se në delegacionet e bisedimeve në Bruksel nuk ka gra.

“Lajçak guxim të madh që vie sot këtu. Nga tavolinën e zbrazët në Bruksel pa gra, as në delegacionin e Kosovës as të Serbisë, nuk e di si mund të vini këtu. Ne jemi këtu, dhe për të qenë në tavolinën e negociatave duhet të jeni në politikë. Unë jam bërë një negociatore për paqen 23 vite më parë, në konferencën e Rambujesë, kam qenë gruaja e vetme në mesin e 15 burrave. Sepse isha lidere kryesore në lëvizjet për liri dhe pavarësi, unë isha politikane dhe e bëri të pashmangshme të mos isha aty”, tha ajo.

- Advertisement -

Ajo u ka bërë thirrje grave që të mos qëndrojnë larg politikës por të bëhen pjesë e vendimmarrjes.

“Shoqëria civile është shumë e rëndësishme për demokratizim, por ne gratë nuk duhet të jemi vetëm pjesë e shoqërisë civile por edhe pjesë e tavolinave, të marrim vendime të rëndësishme për të ardhmen për paqe dhe siguri. Jetojmë në një kohë të rrezikshme me luftën në Ukrainë dhe çmenduritë e Rusisë, por edhe që po mundohet të vijë rreth Ballkanit. Me këtë besojmë se nëse gratë do të kishin qenë më herët në lidershipin global në botë ndoshta nuk do të ishim në një krizë kaq të madhe globale. Situata është kështu do të doja të avokoja lidershpin e grave, të investojmë si shoqëri, si institucione, por edhe ku gra ti inkurajojmë”, tha Tahiri.

- Advertisement -

Ky është Edicioni i Parë i Forumit Nderkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili ka mbledhur në Prishtinë rreth 500 pjesëmarrës nga 33 shtete të botës./KP/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit