-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

‘Efekti Grenell’: Taksa 100% ndaj Serbisë do të hiqet nga Albin Kurti

Rekomandime

Me 21 nëntor të 2018 ishte vendosur taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë nga qeveria Haradinaj, e që nga atëherë janë bërë më shumë se një vit që kur nuk është suspenduar ky veprim nga shteti i Kosovës si përgjigje ndaj fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjeve.

- Advertisement -

Pas më shumë se 1 viti, kryeministri i ri Albin Kurti, po deklaron se taksa ndaj Serbisë do të largohet dhe do të zëvendësohet me reciprocitet.

Kurti, pavarësisht thirrjeve të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, që të mbahet taksa dhe mos të hiqet, ai ka vendosur që të largon atë dhe t’i jep rrugë dialogut dhe arritjes së marrëveshjes finale me shtetin e Serbisë.

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në të njëjtën fjali. Edhe për shkaqe historike dhe arsye aktuale. Konsiderojmë që jemi këtu ku jemi si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë se me Serbinë do të kemi reciprocitet si zëvendësim për tarifën 100 përqind. “Nuk kthehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë. Do të avancojmë. Edhe LDK edhe LVV, Osmani dhe unë mbi 60 përqind të votave në Kosovë – në mesin e shqiptarëve kanë qenë më parimin e reciprocitetit. Për reciprocitetin janë dakord edhe opozita”, ka thënë Kurti sot gjatë një takimi me shefen e BE’së në Kosovë, Natalyia Apostolova.

- Advertisement -

Duket se presioni i madh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ambasadori Richard Grenell, për të larguar taksën dhe filluar dialogun me Serbinë, ka dhënë efekt për rishqyrtimin e taksës.

Takimi i Kurti me Grenell para disa jave tregon se ka pasur rezultate pozitive në lidhje me formimin e qeverisë dhe largimin e taksës për rinisjen e bisedimeve Kosovë-Serbi, marrëveshje kjo që pritet të finalizohet gjatë vitit 2020 sipas raportimeve nga mediet e huaja.

- Advertisement -

Kujtojmë se me vendosjen e taksës nga ana e Kosovës, Serbia pati anuluar pjesëmarrjen në dialogun e Burkselit dhe që nga atëherë pala kosovare dhe ajo serbe nuk janë takuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit