4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pas thirrjes “Bojkotoni mallrat serbe”, vjen reagimi nga Serbia: Po i mësojnë fëmijët se ne jemi armiq

Rekomandime

Fushata e shqiptarëve për bojkotimin e mallrave serbe u bart edhe në xhami të premten, kështu krerët e bashkësisë islame kanë ftuar qytetarët që mos të blejnë dhe konsumojnë produkte serbe dhe të furnizohen me produkte vendore, shkruan “Novosti”.

Ligjëratat për “dëmtimin “ e produkteve serbe u mbajtën të premten në të gjitha xhamitë dhe ku ata këshillohen mos të blejnë mallra serbe.

- Advertisement -

Kjo thirrje po cilësohet fjalim urrejtës ndaj popullit serb në Kosovë që nisi me spotin televiziv dhe grupit “Besa besë” që po qarkullon në medie, ku vajza e vogël qorton babin që mos të blejnë mallra serbe “A nuk na ka thënë gjyshja mos të blejmë prodhime serbe? Apo do me na helmua? A nuk ja vranë gjyshes krejt familjen dhe ka mbetur e vetme?”

Këto fjalë i dëgjon edhe gruaja që ka mbushur karrocën me produkte serbe në market që pastaj i hedh ato duke u përlotur.

Bisedues të “Novosti”, thonë se kjo ka kaluar bojkotimin dhe përbëjnë rrezik të drejtave edhe sigurisë së serbëve në Kosovë.

- Advertisement -

“Frikësohem nga retorika negative ndaj mallrave serbe sepse mund të sjellë përkeqësim të situatës së sigurisë”, shprehet Gordana Gjoriq nga sektori i shoqërisë civile.

“Keqpërdorimi i fëmijëve nuk është gjë që nuk ka ndodhur në Kosovë, duhet kujtuar demonstratat në vitet 90-ta kur deshën të dëshmojnë rrezikun e ekzistencës nga Serbia dhe gratë me bukë edhe fëmijë në krahë demonstruan. Pastaj helmimi i fëmijëve”, tha Ivan Miljkoviç gazetar nga Graçanica.

- Advertisement -

Sipas tyre porositë nga spoti janë pjesë e arsimit që i mësojnë fëmijët nga vegjëlia se “serbët janë armiq të tyre shekullor”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit