8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mund të plasë lufta mes Perëndimit dhe Rusisë/ Gjenerali i lartë britanik i fut ‘të dridhurat’ botës me deklaratën e fortë

Rekomandime

Ditët e fundit fjala luftë po lakohet në shumë media dhe analiza nga figura të njohura politike dhe ushtarake. Së fundmi, gjenerali i njohur britanik Nick Carter foli për rrezikun e shpërthimit të një lufte aksidentale midis Perëndimit dhe Rusisë. Sipas tij, ekziston një rrezik më i madh tensionesh në epokën e re të një “bote shumëpolare”, ku qeveritë konkurrojnë për objektiva të ndryshëm dhe axhenda të ndryshme.

“Unë mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm që njerëzit të mos përfundojnë duke lejuar që natyra luftarake e disa prej politikave tona të përfundojë në një pozicion ku përshkallëzimi çon në llogaritje të gabuara”-tha ai në një intervistë. Javët e fundit tensionet në Evropën Lindore janë rritur pasi Bashkimi Europian akuzoi Bjellorusinë në lidhje me krizën e qindra emigrantëve të cilët duhan të kalojnë kufirin Bjellorusi-Poloni. Pikërisht këto mosmarrëveshje mund “të fusin në lojë” Rusinë dhe NATO-n, gjë që mund të çojë në përshkallëzimin e situatës.

- Advertisement -

Sipas gjeneralit Carter, këto patrullime në kufirin në Bjellorusi reflektojnë edhe mosmarrëveshjet ndërmjet Moskës dhe NATO-s mbi Ukrainën, ku separatistët e mbështetur nga Rusia po luftojnë për shtatë vjet me radhë dhe në rajonin e Detit të Zi, ku përshihet Krimea, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014. Ndërkohë presidenti Vladimir Putin tha sot se stërvitjet e paplanifikuara të NATO-s në Detin e Zi përbënin një sfidë serioze për Moskën dhe se Rusia nuk kishte asnjë lidhje me krizën në kufirin aleat të ngushtë të Bjellorusisë me bllokun.

Nga ana tjetër Carter tha se rivalët autoritarë janë të gatshëm të përdorin çdo mjet në dispozicion të tyre, të tilla si emigrantët, çmimet në rritje të gazit, sulmet kibernetike, etje. “Karakteri i luftës ka ndryshuar”- vuri në dukje ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit