6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Ja çka mund të ndodhë nëse LDK-ja krijon Qeverinë”

Rekomandime

Mushkolaj: Nëse LDK-ja krijon Qeverinë, s’do të jetë afatgjatë dhe e vendimeve të mëdha

Analisti, Imer Mushkolaj ka thënë se nëse LDK-ja arrin të krijojë Qeverinë nuk pret që të jetë afatgjate dhe nuk do të jetë e vendimeve të mëdha.

- Advertisement -

Ai thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të lihet e lirë të marrë vendimin rreth këtij procesi.

Gjykata Kushtetuese duhet të lihet e lirë që të marrë vendimin e vet pavarësisht dilemave tona se çfarë përfaqësojnë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, nga kush janë, kushtimisht të them, të dërguar.

Pasi ne e dimë se ata janë të votuar në Kuvendin e Kosovës por në anën tjetër e dimë edhe se çfarë prapavije politike, partiake, mund të ketë secili prej tyre. Unë jam i prirur të besojë në të. Gjykata Kushtetuese është ajo që i vë vulë gjithë procesit”, ka thënë Mushkolaj.

- Advertisement -

Kushtetuesja ditë me parë e pezulloi dekretin e Thaçit për t’ia dhënë LDK-së mandatin për krijimin e Qeverisë së re, dhe vendimi i saj rreth kësaj çështje pritet të merret deri më 29 maj.

Mushkolaj ka thënë se ekziston një përplasje e madhe në rrjetet sociale të militantëve të partive politike.

- Advertisement -

Partitë politike e kanë rolin shumë të madhe dhe në zbutjen e gjakrave dhe gjithë elektrizimit që po ndodhë.

Në rrjetet sociale është duke ndodhur një betejë jashtëzakonisht e madh ndërmjet militantëve të partive dhe nëse kjo luftë zbret në terren mund të paramendojmë se çfarë mund të ndodhë.

Megjithatë duhet të bëhet shumë kujdes me deklaratat. Deklaratat e Thaçit karshi Vetëvendosjes i kam parë si deklarata të pamatura dhe që nuk është dashur të dalin nga presidenca, nga presidenti në këtë rast”, ka thënë Mushkolaj.

Sipas tij ka pasur një koordinim ndërmjet Thaçit dhe LDK-së edhe për mënyrën se si vepruan.

Natyrisht se mund të shihet një koordinim (ndërmjet Thaçit dhe LDK-së).

Për mua është e pakuptueshme që dekreti t’i jepet mandatarit të ri në fund të ditës kur ka përfunduar orari i punës para një pushimi të gjatë të festës së 1 majit dhe fundjavës, ndërkohë që LDK-ja të caktojë seancën për të shtunën, ashtu siç ishte paralajmëruar.

Ne edhe nëse nuk kemi informata të sakta se çfarë mund të ketë ndodhë në kuptimin e koordinimit ose bashkëpunimit ose marrëveshjes që mund të jenë arritur, prapë se prapë faktet na tregojnë se ka ekzistuar një koordinim të cilin për fat të mirë e ndali Gjykata Kushtetuese.

Këtë po e them sepse ka mundur të shkaktojë një situatë të palakmueshme për shkak se në atë rast ne realisht do të kishim dy qeveri dhe e gjithë kjo do të kthehej në një situatë të rëndë e cila nuk do të dihej si do të përfundonte. Mbase kjo kohë të shërbejë si kohë qetësimi dhe do të shohim se çfarë do të thotë Gjykata”, ka thënë ai.

Mushkolaj thotë se LDK-ja ka devijuar nga parimet e saj, dhe nga ajo çfarë kishte proklamuar se nuk do të bëjë koalicionin me PAN-in.

Kjo bie në kundërshtim me atë që e ka proklamuar LDK-ja përgjatë fushatës.

Tash nuk po kthehet PAN-i në tërësi, por një pjesë e saj.

Por, nuk do të duhej ta bënte këtë.

Nëse LDK-ja arrin që të krijojë Qeverinë, nuk besoj se do të jetë afatgjate dhe e vendimeve të mëdha.

Nuk pres që do të jetë me jetë të gjatë. Përnjëmend, nuk do të dëshiroja askujt që të marrë qeverisjen në këtë kohë, të problemeve të thella me ekonominë, me pandeminë e në kohën e kthimit të dialogut”, ka thënë Mushkolaj.

Tutje ai ka folur edhe për lirinë e mediave.

Në Kosovë ka liri të mediave në përgjithësi, por kushtet në të cilat jetojnë gazetarët janë shumë të vështira, duke filluar nga vështirësitë financiare, e cila është një problem jashtëzakonisht i madh pavarësisht se nuk duket në sipërfaqe, sidomos gjatë këtyre 2-3 muajve të fundit është parë shumë tek mediat të shkaktuara nga pandemia”, ka thënë Mushkolaj.

Sipas tij krahasuar me rajonin Mushkolaj beson se Kosova qëndron më mirë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit