8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mediat serbe i bëjnë jehonë deklaratës së Edi Ramës: Serbia duhet të pranojë Kosovën

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar mbrëmë se në Ballkan ende nuk ka paqe përfundimtare për shkak problemeve të pazgjidhura, posaçërisht ai mes Serbisë edhe Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova është shtet i pavarur edhe sovran që Serbia duhet ta njoh,transmeton “Bota Sot”.

- Advertisement -

Këtë deklaratë, kryeministri Rama e bëri në intervistën e tij për televizionin francez „Frans 24“, ku ka folur edhe për situatën e përgjithshme në vend.

Po ashtu ai ka folur edhe rreth iniciativës “Ballkani i Hapur”, që sipas tij, ajo do të lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe kapitalit mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë me heqjen e kufijve mes këtyre vendeve.

Rama ka deklaruar se iniciativa “Ballkani i Hapur” nuk është i kufizuar vetëm në këto tri vendet nënshkruese, ai është i hapur për të gjithë dhe ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.

- Advertisement -

“Për “Ballkanin e hapur dyert janë të hapura dhe ne mirëpresim të gjitha vendet e Ballkanit pa parakushte, sepse qëllimi është të bëhen gjëra të mira për banorët dhe për të gjithë regjionin”, në këtë kontest ai ka përmendur edhe problemet që kërkojnë zgjidhje, ndër të cilët edhe ato në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky synim dhe detyrë është e rëndë, sepse në të njëjtën kohë është edhe proces paqësor”, tha Rama duke shtuar se “Ende nuk ka paqe përfundimtare në Ballkan, sepse ka probleme që duhen të zgjidhen, posaçërisht ai mes Serbisë edhe Kosovës, por ka edhe mësime nga historia, si është rruga e ndjekur nga Franca edhe Gjermania, pas luftës së dytë botërore”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit