14.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

E pranon politikani serb: Na bombarduan pasi ne për 10 vjet ia bëmë Kosovës atë që Putini po ia bën Ukrainës

Rekomandime

Kreu i Forumit demokratik qytetar Zoran Vuletiç ka shokuar opinionin serb duke deklaruar se: “Na kanë bombarduar pasi ne 10 vjet kemi bërë këtë që Putini ia bën Ukrainës dhe se Rusia po shfrytëzon Kosovën që të tregoj muskujt”, shkruan “Kurir”.

Sipas “Kurir” ai me deklaratën në emisionin “Kartoni u Kuq” ka tmerruar opinionin se “Serbia u bombarduar sepse 10 vite ne kemi bërë këtë që sot Putin bënë në Ukrainë!”.

- Advertisement -

Vuletiç ka shtuar se ai dënon agresionin e NATO-së ndaj Serbisë, por shoqëria jonë duhet të bëjë analizë se për çka në rend të parë jemi bombarduar.

“Ka 23 vjet që kemi mbetur në vend sa i përket integrimeve. Pse kjo është ashtu, para së gjithave duhet kërkuar fajin në palën serbe, fajtorin do e kërkoja tel qeveria që ka marr këto vendime edhe i ka ikur nga zgjidhja e problemeve që ka Serbia. Unë dënoj agresionin e NATO-së në Serbinë, nuk është problem, por duhet analizojmë pse u bombarduam. A nisi lufta në vitin 1999 dhe u krye për 3 muaj, apo Serbia për 10 vite bëri atë që po bënë Putin dhe regjimi i tij në Ukrainë” tha ai.

“A do të bombardoheshim mos të ishin Vukovari, Srebrenica, Dubrovniku, Sarajeva dhe 6 muaj para bombardimit dëbimi i shqiptarëve nga Kosova. Ne thjeshtë kemi bërë atë gjëra edhe atë politik[ për 10 vjet dhe treguam se nuk jemi partner stabil në raportet politike. Çfarë epilogu fituam, e kanë të qartë të gjithë. Prandaj nuk është korrekt mos të përmenden këto e pastaj të shihet a është fajësia në BE” deklaroi Vuletiç që konsideron se BE Serbisë i jep më shumë mundësi se që i meriton.

- Advertisement -

Vuletiç shtoi se “ mendoj se BE na jep më shumë kredi e mundësi se që i meritojmë. Nuk është në rregull që të themi se duam në BE, e të sillemi në secilën situatë duke iu fut gishtin në sy. Ne qartazi si shoqëri nuk jemi të aftë që të përputhemi dhe kohën dhe vendin ku jetojmë, jemi topitur dhe nuk dimë far pse u nis procesi i bisedimeve qe 20 vjet. Derisa përfundimisht nuk vendosim çka duam të bëjmë, nuk mund të mbijetojmë” tha ai.

Ai shtoi s e Rusia shfrytëzon Kosovën, për të treguar muskujt në Ballkan dhe nëse e duam si atu për ta.

- Advertisement -

“Duhet së pari të zgjidhet problemi më i madh – Kosova. Kur te heqim atë atu Rusisë kinse po na ndihmon të ruajmë atë që se kemi, çka do të ketë politika ruse me ne? Ne kemi mbetur poligoni i fundit i politikës ruse ku ajo do tregoj muskujt në Ballkan. Prandaj unë jam i palumtur, jam i vetëdijshëm se ky qëndrim është pakicë në Serbi, por koha do tregoj se ishte qëndrim i drejtë” – tha Vuletiç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit