1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ekipet gjermane nxjerrin gjallë nga rrënojat 66-vjeçaren në Turqi

Rekomandime

Ekipet e shpëtimit gjermane në bashkëpunim me ato turke kanë nxjerrë gjallë nga rrënojat një 66-vjeçare. Pas kryerjes me sukses të këtij operacioni, zëvendës kreu i operacionit, Michael Lesmeister, është shprehur se gruaja ishte bllokuar nga një frigorifer dhe ishte shumë e vështirë për nxjerrjen e saj.

- Advertisement -

“Gruaja ndodhej thellë në rrënoja, të cilat ishin jashtëzakonisht të paqëndrueshme dhe shumë të rrezikshme. Gruaja ishte e bllokuar nga një frigorifer dhe frigoriferi ishte plot me ushqime dhe shishe dhe ishte shumë, shumë e vështirë për të kaluar tek ajo. Na kushtoi një orë e gjysmë, dy orë vetëm për ta hequr këtë frigorifer. Nuk mund të përdornim pajisje të rënda sepse rrënojat ishin shumë të paqëndrueshme dhe kishim frikë se e gjithë ndërtesa mund të shembet. Kërkonte vërtet punë manuale dhe ne duhej ta hiqnim pjesë-pjesë”, u shpreh ai.

“Është fantastike, prandaj e bëjmë këtë punë. Ne filluam bashkëpunimin me organizatën tonë partnere ISAR Turqi dy vjet më parë. Ky është misioni i parë dhe ne e shpëtuam këtë grua së bashku”, shtoi Lesmeister.

Në videon e shpërndarë nga Reuters shihet stafi turk dhe gjerman duke u përqafuar pas kryerjes me sukses të operacionit të shpëtimit.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit