8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ekrem Hyseni dhe Fidan Rekaliu nisin iniciativën: Shtatorja e Fadil Vokrrit të vendoset në hyrje të Podujevës

Rekomandime

Deputetët e Kuvendit, Ekrem Hyseni dhe Fidan Rekaliu, kanë ndërmarrë iniciativë për vendosjen e shtatores së legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, në hyrje të qytetit të Podujevës.Në një shkrim në Facebook, ata kanë bërë të ditur lokacionin ku do ta vendosin këtë shtatore, teksa kanë theksuar se ditëve në vazhdim do të konsultohen me institucionet dhe me gjithë akterët tjerë, e sidomos me profesionistët nga Komuna e Podujevës dhe më gjerë lidhur me zhvillimin e mëtejmë të kësaj ideje.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë nga deputeti Fidan Rekaliu:

Të nderuar miq,

Ditë më parë, si deputet i Kuvendit të Kosovës, së bashku me deputetin tjetër llapjan Dr Ekrem Hyseni e kemi mbështetë kërkesën e qytetarëve dhe bizneseve që tek vendi i quajtur “Qershiat e Llapashticës”, në vend të mbikalimit/urës të vendoset rreth-rrotullim me qëllim të një qasje më të lehtë. Në bashkëbisedim me qytetarët, kemi ardhur tek ideja që rrethrrotullimi tek “Qershiat e Llapashticës” të jetë pikërisht vendi i vendosjes së shtatorës së Legjendës së Futbollit Fadil Vokrri. Legjenda Fadil Vokrri i skalitur në bronz, do t’i dëshironte mirëseardhje të gjithë atyre që vijnë në Podujevë, në qytetin dhe rrethinën ku ka lindur, është shkolluar e është aftësuar si futbollist i nivelit botëror që bëri shumë për Kosovën dhe futbollin.
Ditëve në vazhdim, do të konsultohemi me institucionet dhe me gjithë akterët tjerë, e sidomos me profesionistët nga Komuna jonë dhe më gjerë lidhur me zhvillimin e mëtejmë të kësaj ideje.https:

- Advertisement -

//m.facebook.com/story.php?story_fbid=3721159621245228&id=100000536810879

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit