2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ekskluzive: Ambasadorët e QUINT’it nuk i shkojnë VV’së e LDK’së në takim, bëjeni qeverinë vetë

Rekomandime

Vetëvendosje dhe LDK-ja mbrëmë pas takimit deklaruan se sot do të zhvillojnë një takim me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it për t’i njoftuar për rrjedhën e bisedimeve rreth formimit të koalicionit qeverisës.

Por shtetet e QUINT-it përmes një deklarate për media kanë thënë se ata nuk do të ndërmjetësojnë, por nuk kanë bërë të qartë nëse do të shkojnë në takim.

- Advertisement -

Në prag të spekulimeve të fundit, ne do të donim të sqaronim qëndrimin tonë në lidhje me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë.

Siç është cekur në deklaratën tonë të 30 gushtit 2019, “Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur.

Çdo sygjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës.

- Advertisement -

Ne nuk do të ndërmjetësojmë.

Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqendrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në deklaratën e QUINT-it.

- Advertisement -

Por burime të Gazetës Online “Reporteri.net” brenda Ambasadës Amerikane kanë bërë të ditur se ambasadori amerikan, Philp Kosnett nuk do të shkojë në takimin e sotëm.

Deklarata është mjaft e qartë, dhe tregon se ambasadori Kosnett nuk do të shkojë në takim”, ka thënë burimi i gazetës brenda ambasadës për Reporteri.net.

VV dhe LDK do të takohen sot nga ora 17:00, këtë e kanë thënë burime të Reporteri.net por kjo mund të ndryshoi pas refuzimit që po i bëjnë ndërkombëtarët që të jenë të pranishëm në takim.

Kujtojmë se kreu i VV-së, Albin Kurti e ai i LDK-së, Isa Mustafa u takuan mbrëmë për rreth dy orë në Kuvend, por nuk arritën marrëveshje, pasi asnjëri nuk po lëshojnë pe për pozitën e kryekuvendarit.

VV thotë se nuk e tërheq Glauk Konjufcën me asnjë çmim pasi vet LDK-ja e ka votuar, kurse kjo e fundit po e kërkona të për një vit deri në zgjedhjen e Presidentit me propozimin e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit