Arkitekti i njohur nga Londra, Përparim Rama do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Prishtinës, shkruan Gazeta Express.
Express merr vesh se Rama është i përzgjedhuri i partisë së Lumir Abdixhikur për të parin e Prishtinës.
Gazeta gjatë ditës ka provuar që të marr një qëndrim nga Rama por i njëjti nuk është përgjigjur.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme arkitekti i njohur ka pasur një takim edhe me kryetarin e Tiranës, Rion Veliajn.
Deri më tani kandidaturën për të parin e Prishtinës e ka konfirmuar Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.