10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ambasadori zviceran: Ajo që po i bëhet Vjosa Osmanit është e papranueshme

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ku gjatë takimit ai tha se është e papranueshme gjuha denigruese që po përdoret ndaj Osmanit.

- Advertisement -

Sipas komunikatës për medie, në këtë takim, u diskutuan çështje të bashkëpunimit mes dy vendeve, u ritheksuan edhe një herë raportet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe u ritheksua përkushtimi për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.

“Shteti i Zvicrës, si njëri ndër vendet e para të cilat e kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës, vazhdon të përkrahë jetën demokratike në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Lebet shprehu qëndrimin e vendit të tij për ta ndihmuar procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, shteti zviceran e përkrah normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe mbron fuqishëm paprekshmërinë e kufijve.

- Advertisement -

Po kështu, ai shprehu mirëkuptimin e tij për qëndrimet e Osmanit për proceset politike në vend, si dhe përkushtimin e saj ndaj vlerave demokratike perëndimore.

“Ne i japim mbështetje të pakursyer znj. Osmani në përkushtimin e saj dhe konsistencën në promovimin e vlerave demokratike”, tha Lebet.

- Advertisement -

Ai vlerësoi se gjuha denigruese ndaj një personaliteti me integritet të lartë dhe të pakorruptuar si Vjosa Osmani, vetëm për shkak të mospërputhjes në qëndrime politike, është e papranueshme.

Në anën tjetër, Osmani e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe ia shprehu mirënjohjen e saj dhe të Kuvendit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Zvicra ia ka dhënë Kosovës.

Ajo e shtroi domosdoshmërinë e bashkëpunimit me vendet mike për promovimin e mëtejmë të jetës parlamentare, procesin e dialogut dhe krijimit të paqes së qëndrueshme, si dhe shmangien e gjuhës së urrejtjes.

Osmani dhe aLebet shprehën po kështu nevojën e një procesi transparent dhe të kujdesshëm për përzgjedhjen e avokatit të popullit, si institucion që kujdeset për afirmimin e të drejtave të njeriut dhe të një sistemi që siguron kontrollin e pushteteve dhe llogaridhënien. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit