10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Spahiu: Isha gati ta grushtoja Glauk Konjufcën

Rekomandime

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka rrëfyer një moment nervoze kur më herët ishte në Info Magazine me Glauk Konjufcën e VV-së.

- Advertisement -

Ai tha se ishte gati ta grushtonte për flamurin e Kosovës, por se u përmbajt.

“Një herë para shumë viteve jam nxehur shumë në një debat me Glauk Konjufcën në Info Magazine sa që në minutën e fundit jam menduar dhe kam thënë se si mund të dukem nesër para studentëve, një njeri që grushtohet me dikë në publik. Por, e kam frenuar veten dhe shyqyr që e kam frenuar pasi që aty është punë sekonde”.

“Glauku ka bërë njëfarë ofendimi duke thënë për flamurin e Kosovës se kërkush nuk sakrifikon dhe mua në atë moment më ka ardhur që t’ia fusë grusht hundëve dhe t’i them se unë e sakrifikoj edhe jetën time dhe mund të vras edhe ty për flamur të Kosovë, por nuk e kam bërë. Ky ka qenë ofendim që ka bërë ai”.

- Advertisement -

Spahiu tha se moderatorët nuk duhet të lejojnë që debati të kalojë në fyerje sepse nëse kalon atëherë “s’ka tjetër mundësi përveç grushteve”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit