8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shpend Ahmeti tregon rezultatet e fëmijëve që u testuan për Covid-19 në çerdhet e Prishtinës

Rekomandime

Në mesin e 29 rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, 13 prej tyre janë nga komuna e Prishtinës. Por, fëmijët e çerdheve që janë testuar kanë rezultuar negativ.

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se si rrjedhojë e kësaj, çerdhet “Lulevera” dhe “Buzëqeshja” do të rihapen por pa klasët e testuara.

“Lajm i mirë, që fëmijët e çerdheve janë testuar negativ.  Kjo na lejon që çerdhet Lulevera dhe Buzëqeshja të rihapen pa klasët e testuara” ka shkruar Ahmeti në Facebook.

I pari i Prishtinës ka shtuar se kanë pritur një numër edhe më të madh të rasteve të reja, por megjithatë situata, sipas tij është e menaxhueshme. Ai ka bërë thirrje që të mbahet distanca dhe të merren masat mbrojtëse.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit