2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ekskluzive: Delegacionet të Kosovës dhe Serbisë në Uashington me nga 4 zyrtarë, udhëhiqen nga presidentët

Rekomandime

Më 27 qershor është konfirmuar takimi i parë i delegacioneve nga Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington.

Ndonëse ishte e paqartë përbërja e këtyre delegacioneve, tashmë nga burime diplomatike mësohet se është qartësuar çdo gjë dhe në Uashington do të marrin pjesë në takim presidentët dhe kryeministrat e të dyja vendeve, me nga një shoqërues të tyre.

- Advertisement -

Këto delegacione, sipas protokollit, do të kryesohen nga presidentët e të dyja vendeve.

Bashkë me presidentin Thaçi do të jetë kryeministri Hoti, të cilët në krah të tyre do ta kenë edhe nga një bashkëpunëtor të afërm.

IndeksOnline ka mësuar se shoqërues i presidentit Thaçi do të jetë shefi i stafit të tij, Bekim Çollaku, kurse shoqërues i kryeministrit Hoti pritet të jetë njëri prej zëvendëskryeministrave.

- Advertisement -

Përballë tyre do të jenë delegacioni serb në përbërje të presidentit Vuçiq si kryesues, kryeministres serbe Bërnabiq dhe drejtorit Marko Gjuriq, si edhe një këshilltar i Vuçiqit.

Formati i bisedimeve do të jetë 1+1, që nënkupton 1 lider me një shoqërues me veti, që gjithsej të dyja delegacionet pritet të kenë në përbërje nga 4 zyrtarë shtetërorë.

- Advertisement -

Me ndërmjetësimin amerikan, Kosova dhe Serbia po ulen pas dy vjetësh në tavolinë të dialogut, në fazën e fundit të bisedimeve drejt marrëveshjes së paqes midis dy shteteve.

Pas takimit të Uashingtonit, më 17 korrik pritet të ndodhë edhe në Paris një takim i nivelit të lartë, me nikoqir presidentin e Francës, Emmanuel Macron, si dhe kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, i cili do të jetë si vazhdimësi e Samitit të Berlinit.

Ndërsa, pas këtij samiti që do të mbahet në kryeqytetin e Francës, pritet të pasojë edhe organizimi i një takimi me të njëjtën përbërje në kryeqytetin e BE-së në Bruksel, ku parashihet të finalizohet edhe marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit