2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ekskluzive: Detaje nga partia e re e Vjosa Osmanit

Rekomandime

Ndonëse nuk është distancuar zyrtarisht nga LDK-ja, pasi kjo e fundit e shkarkoi nga të gjitha pozitat, Vjosa Osmani pritet të dal publikisht me njoftimin për hapjen e një partie të re, të cilën do ta drejtojë vet ajo.

- Advertisement -

Gazeta “Bota sot” merr vesh nga burime të veta se, Osmani është në proces të hapjes së partisë së saj, e cila do të quhet Lidhja e Re Demokratike.

Të njëjtat burime i kanë thënë gazetës “Bota sot” se tashmë Osmani ka arritur të përgatisë 20 degë të saj nëpër Kosovë, të cilat do fillojnë funksionimin në momentin kur ta paraqes zyrtarisht partinë.

Gjithashtu “Bota sot” merr vesh se tetë deputetë të Kuvendit të Kosovës do t’i bashkëngjiten partisë së Osmanit, e këta deputetë nuk janë vetëm nga LDK-ja, por edhe nga partitë tjera.

- Advertisement -

Zyrtarizmin e partisë, Osmani do ta bëjë pak para zgjedhjeve, kurdo që mbahen ato, kanë thënë tutje burimet e gazetës “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit