-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ekskluzive: Xhabir Zharku përsëri tentoi të arratisej, kapet në aeroport

Rekomandime

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, u arrestua të shtunën e kaluar nga Policia e Kosovë.

Kjo u bë me dyshimin për keqpërdorimin e detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte kryetar i Komunës së Kaçanikut.

- Advertisement -

Burimet të Indeksonlinet brenda organeve të sigurisë mësojnë se Xhabir Zharku kishte tentuar të arratisej edhe këtë herë për t’i shpëtuar arrestimit nga Policia e Kosovës.

Por falë vigjilencës së policisë ai ishte kapur në Aeroportin e Prishtinës pak para se të fluturonte për në Suedi, vendin nga gjeti strehë 5 vjet me radhë sa ishte i dënuar nga drejtësia e Kosovës.

Policia e Krimeve Ekonomike kishte kryer hetime për muaj të tërë ndaj Xhabir Zharkut dhe ishte në prag të arrestimit.

- Advertisement -

Por sipas burimeve të Indeksonlinet “dikush” nga lart i kishte dhënë sinjale atij se është në prag të arrestimit dhe se duhej të arratisej.

Me të marrë këto informacione ish-kryetari i Kaçanikut kishte mësyer aeroportin e Prishtinës për të ikur nga Kosova drejt Suedisë, por duke qenë se ishte nën vëzhgimin e Policisë së Kosovës ai u kap në terminalin e aeroportit dhe tentativa e tij për arratisje sikur herën e kaluar i dështoi.

- Advertisement -

Sigurisht që tashmë duhet të zgjerohen hetimet nga policia për të kuptuar se kush nga zyrtarët shtetërorë apo politikë ia kishte dhënë këto informacione Xhabir Zharkut për t’i ikur drejtësisë.

Të hënën me kërkesën Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Gjykata Themelore e këtij qyteti Xhabir Zharkut i caktoi masën e paraburgimit prej 30- ditësh.

Arsyet në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt për këtë masë është siç thuhet “duke marrë parasysh natyrën e veprës penale, e ku në rastin konkret i pandehuri akuzohet për veprën penale shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autoritetit.

E kjo hyn në kapitullin e veprave penale kundër detyrës zyrtare dhe dënueshmëria që parashihet për këtë vepër penale, janë rrethana të cilat e justifikojnë masën e paraburgimit si masë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale dhe zbatimin e suksesshëm të saj, e po ashtu edhe faktin se i pandehuri më parë kishte qenë në arrati për t’iu shmangur një procedure tjetër penale përkatësisht ekzekutimit të dënimit me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjetësh, i cili iu ka shqiptuar nga ish- Gjykata e Qarkut në Prishtinë.

Gjithashtu, edhe faktin se ai është edhe shtetas i Suedisë është rrethanë e cila tregon rrezikun potencial se i pandehuri po të gjendej në liri lehtësisht mund të ikte apo të arratisej me qëllim për t’iu shmangur zbatimit të suksesshëm të procedurës penale”, thuhet ndër të tjera në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit