21.5 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Ivica Daçiq ironizon me Vjosa Osmanin: Joe Biden u shqetësua shumë

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, vlerësoi se deklarata e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se do të rishikohet marrëveshja e Washingtonit, është “marrëzi dhe marrje mendsh”.

“Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden ishte aq i shqetësuar saqë ai thjesht nuk e dinte se çfarë do të bënte”, deklaroi Daçiq me ironi për TV Happy.

- Advertisement -

Ai shtoi se asnjë person i arsyeshëm nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranonte këtë qëndrim të Osmanit.

Para disa ditësh, duke folur për marrëveshjen e nënshkruar në shtator të vitit të kaluar në Shtëpinë e Bardhë, Osmani tha se njohja e Kosovës nga Izraeli është shumë e rëndëshishme, por për cështjen e vendosjes së ambasadës në Jerusalem do të vendoset pasi të diskutohet me adminsitratën Biden.

“Ne e kemi diskutuar në detaje këtë cështje. Marrëveshja në pikën e saj të fundit thotë që Kosova dhe Izraeli pajtohen të bëjnë njohje reciproke. Pikë. Askund nuk përmendet Jerusalemi”, është shprehur Osmani.

- Advertisement -

Ajo shtoi se çdo pikë e asaj marrëveshjeje do të rishqyrtohet bashkë me administratën Biden pas krijimit të qeverisë.

Ne që të dy e kemi përshëndetur lidhjen e marrëdhënieve diplomatike, por ajo që do të bëjmë në tërësi për këtë marrëveshje, nga pika e parë deri tek e fundit, është se do të insistojmë që të ulemi menjëherë urgjentisht pas krijimit të qeverisë me presidentin Biden dhe administratën e tij të re të, në mënyrë që të rishikojmë secilën pikë dhe të shohim cili është përkushtimi i tyre”, thoshte Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit