13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

KFOR garanton se Kosova nuk rrezikohet nga tanket ruse

Rekomandime

Komandanti i ri i KFOR-it, Franco Federici, ka folur për herë të parë për pritjet që i ka në misionin e tij në krye të forcave paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë, ku do jetë shef për një vit.

- Advertisement -

Gjatë një bashkëbisedimi online me disa gazetarë vendorë, gjenerali italian u deklarua për çështjet më aktuale të sigurisë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Federici tha se nuk sheh rrezik për sigurinë këtu karshi deklarimeve nga Beogradi se në rast se nuk arrihet marrëveshje kompromisi me Prishtinën atëherë ka rrezik për konflikt të ngrirë.

Si shembull zyrtarët serbë e marrin rajonin Nagorno-Karabah, për të cilin Armenia e Azerbajxhani, kanë luftuar për muaj të tërë.

- Advertisement -

“Aktualisht sipas informatave që i kemi ne nuk shohim ndonjë ndryshim sa i përket sigurisë në Kosovë. Nuk ka tregues që flasin për ndryshim të situatës së sigurisë. Sidoqoftë ka një prezencë të përhershme të trupave të KFOR-it në veri në çdo rast dhe ne do monitorojmë situatën në mënyrë konstante. Por po e përsëris: Ne nuk shohim asnjë ndryshim në çështjet e sigurisë përfshirë veriun” ka shtuar Komandanti i KFOR-it.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit