13 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Konjufca i thotë ta përdorë fjalorin më me kujdes, Berisha: Jemi shumë në nivel

Rekomandime

Kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka kërkuar deputetit të PDK-së, Hisen Berisha pasi ai e cilësoi “epidemiologjike” rritjen e LVV-së si parti politike.

Por Berisha nuk u zbraps. E përdori sërish gjatë replikës dhe tha se gjuha e opozitës është “shumë në nivel”.

- Advertisement -

“Ajo çfarë unë ju sugjeroj, të mos hezitoni ndaj këtij komisioni, se po ma përforconi bindjen dhe deklarimin që e kam bërë më 11 tetor 2019 në media – se s’pata arrit me hy në Kuvend – se rritja juaj është epidemiologjike, se financat tuaja janë të dyshimta”, tha Berisha.

Konjufca tha se kështu Berisha po i ofendon qytetarët.

“Deputet Berisha, të kisha kërku që tjera herë fjalorin me e përdorë në mënyrë më të kujdesshme sepse kur thoni që… pra rritjen e një partie politike e vendosni në regjistrin e sëmundjes, kjo i ofendon shumë qytetarët, sepse tek e fundit qytetarët na sjellin këto”, tha ai.

- Advertisement -

“Mendoj se është gabim një shprehje e tillë dhe ju kërkoj që herët tjera të keni kujdes”, shtoi kryetari i Kuvendit.

Berisha u kundërpërgjigj.

- Advertisement -

“Shprehja rritje epidemiologjike nuk ka të bëjë me sëmundje njerëzish, por me rritje vote”, tha ai.

“Sa i përket gjuhës, mendoj se jemi shumë në nivel ne si opozitë sot nëse i krahasoj, e s’po mundem me i gjetë me gjuhën e cjerrjet që i bënit ju nga qai krah atje”, vazhdoi deputeti i PDK-së.

Konjufca e citoi rregulloren, e cila tha se e obligon atë që t’ua tërheq vërejtjen deputetëve në raste të tilla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit