-1.4 C
Pristina
Saturday, November 9, 2024

Dorëzohet Vuçiq ndaj Kosovës pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit

Rekomandime

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas takimit me sekretarin e shtetit të SHBA Mike Pompeo, ka thënë se Serbia është e gatshme, pa marrë parasysh çmimin politik të cilin do ta paguaj pushteti në Serbi, të vazhdojë me dialog të hapur politik me Kosovën, por vetëm pasi të hiqen taksat.

- Advertisement -

Ndërsa drejtoresha e Qendrës për Studime Evroatlantike e Serbisë, Jelena Miliq ka thënë se Vuçiqi nuk do ta pranonte thirrjen e sekretarit amerikan të shtetit e as Mike Pompeo nuk do ta ftonte në këtë takim, po të mos priteshin lajmet e mira pas këtij takimi.

“Ky takim u mbajt vetëm një javë para samitit të Helsinkit të cilin e ka caktuar BE me vendet kandidate, por edhe me partnerë. Unë mund të kuptojë kritikën dhe zhgënjimin e përfaqësuesve të shtetit të Serbisë për shkak se edhe Kosova do të merr pjesë, mirëpo më duket se ajo dispozitë në Marrëveshjen e Brukselit, e cila thotë se asnjë palë nuk do ta pengojë palën tjetër në procesin e integrimeve evropiane, jep arsye të mjaftueshme që Serbia të paraqitet në Helsinki. Dhe tani, kur presidenti i Serbisë u takua me Pompeon, do të ishte shumë e pakëndshme që të mos paraqitet në këtë samit”, thotë Miliq.

Takimi i Mike Pompeos me Aleksandar Vuçiqin, i cili e përfaqëson Serbinë në dialogun në mes të Serbisë dhe Kosovës për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse mbi normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve, u organizua në momentin e bllokadës disamujore të bisedime nga ana e Serbisë për shkak të taksave kosovare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit