11.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Pompeo i thotë Vucicit: Dialogu duhet të përfundon me njohje të pavarësisë së Kosovës

Rekomandime

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Mike Pompeo i ka kujtuar Serbisë së pa njohur Kosovën si shtet të pavarur nuk ka anëtarësim të saj në BE, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Pompeo pas takimit me Vucicin në New York ka thënë ka thënë se Serbia duhet të përfundon bisedimet me Kosovën me njohje të ndërsjellët që qon në normalizimi ne marrëdhënieve mes dy vendeve .

Ai i ka kushtuar takimit me Vucicin një rëndësie të veçantë, Pompeo së bashku me të kanë realizuar një takim dreke ku kanë folur ekskluzivisht për çështjen e Kosovës.

Nga Pompeo, Vucicit ju është premtuar heqja e taksës dhe respektimi i qëndrimit të Serbisë karshi Kosovës në lidhje me marrëveshjen përfundimtare që pritet të ndodhë mes dy vendeve, po ashtu i është thënë se Kosova ka bllokuar dialogun me vendosjen e taksës.

- Advertisement -

“Sekretari Michael R. Pompeo u takua sot në New York City me Presidentin serb Aleksandar Vucic. Sekretari Pompeo vlerësoi marrëdhënien e fortë SHBA-Serbi. Sekretari dhe Presidenti Vucic diskutuan vizionin e ndërsjelltë të një rajoni të qëndrueshëm, të sigurt dhe të prosperuar të Ballkanit Perëndimor dhe vazhduan mbështetjen e Sh.B.A për qëllimin e Serbisë për integrimin në Bashkimin Evropian. Sekretari Pompeo inkurajoi Serbinë që të përqëndrohet në këtë synim strategjik duke përshpejtuar reformat e brendshme dhe rinisjen e negociatave me Kosovën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të përqendruar në njohjen e ndërsjellë. Sekretari përsëriti që të dy palët duhet të shmangin provokimet që pengojnë procesin e normalizimit dhe të angazhohen me frymën e kompromisit dhe fleksibilitetit të nevojshëm për të siguruar një marrëveshje dhe për të zhbllokuar potencialin e të dy vendeve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA’së, transmeton Gazeta Metro.

Ndërkaq një takim i tillë me zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, Vucic dhe zyrtarët e tjerë serbë nuk kanë mundur ta realizojnë që një kohë të gjatë, takim të tillë ka pasur edhe këshilltari i Donald Trump, John Bolton me shefin e diplomacisë serbe Ivica Dacic.

- Advertisement -

Të dy këto takime të amerikanëve me serbët kanë ndodhur pas një kohe të gjatë vetëm për çështjen e Kosovës dhe zgjidhjen e nyjës mes dy shteteve me anë të një marrëveshje përfundimtare ligjërisht e obligueshme.

Kujtojmë se SHBA’të po i bën thirrje që disa herë të heqin taksën dhe të vazhdon dialogu me Serbinë pasi do të përfundon me njohje nga ana e shtetit të Serbisë.

Këto kërkesa të SHBA’së nuk i ka dëgjuar dhe i ka injoruar kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, gjë që kishte shkaktuar reagime të mëdha të zyrtarëve amerikan duke zbuluar se marrëdhëniet po dëmtohen duke mos respektuar qëndrimet e Shtëpisë së Bardhë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit