1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Ekspertët paralajmërojnë për dy variantet e reja të Omicron

Rekomandime

Dy variante të reja të Omicron, të cilat janë cilësuar si “shqetësuese” nga ekspertët evropianë të shëndetësisë, mund të jenë dominuese gjatë verës.

Qendra Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) thotë se variantet BA4 dhe BA5 mund të çojnë në rritje të rasteve në kontinentin tonë, duke shtuar edhe shtrimet nëpër spitale.

- Advertisement -

Për këtë arsye, u kërkohet të gjitha vendeve evropiane që të jenë të kujdesshme për shenjat e një shpërthimi të ri.

Dy variantet e reja janë vënë re fillimisht në Afrikën e Jugut, në muajin janar dhe shkurt. Që atëherë, këto janë variantet dominuese në këtë shtet, ndërkohë që pritet të bëhet variant dominues në Portugali në fund të majit, sipas ECDC.

Mendohet se këto variante mund të shmangin mbrojtjen e vaksinave dhe imunitetin e fituar nga kalimi i Covid-19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit