-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ekspertët shpjegojnë arsyen e rëndësishme se pse nuk duhet ta ulni kurrë maskën në mjekër

Rekomandime

Maskat janë bërë obligative në të gjitha hapësirat publike dhe të mbyllura në Kosovë si një masë për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

- Advertisement -

Edhe maska i ka rregullat e saj të përdorimit, ndonëse tundimi për ta ulur maskën në mjekër kur flasim, hamë apo pimë, është i madh.

Ekspertët britanikë paralajmërojnë se këtë gjë nuk duhet ta bëjmë kurrë, duke shpjeguar edhe arsyen, transmeton Gazeta Sinjali.

“Maskën ose mbajeni mbi gojë dhe hundë, ose hiqeni fare. Kurrë mos e mbani në mjekër sepse kur e keni mbi gojë dhe hundë, mjekra dhe gusha janë të zbuluara dhe virusi mund të përfundojë aty. Kur ju e ulni maskën në mjekër, pjesa e brendshme e saj do të bjerë në kontakt me virusin dhe kjo do të thotë se kur ta vendosni prapë mbi gojë dhe hundë, do të jeni të pambrojtur ndaj virusit”, shpjegojnë ekspertët.

- Advertisement -

“Nëse duhet të hani, hiqeni tërësisht maskën”, shtojnë ata.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit