18.1 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Eksperti amerikan: Qeveria e Kosovës po merret me çështje që s’i takojnë një kombi të ri

Rekomandime

Eksperti amerikan, Alon Ben-Meir ka kërkuar nga Kosova të forcojë pozicionin e saj nëse dëshiron më shumë vëmendje ndërkombëtare.

- Advertisement -

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të angazhohet në procese të cilat i takojnë kombi të ri.

Sipas tij, përderisa qeveria e Kosovës përfshihet në procese që nuk i takojnë, është problem që të vazhdohet përpara në aspektin socio-ekonomik.

“Por përderisa qeveria e Kosovës vazhdon të angazhohet në aktivitete që nuk janë në përputhje me atë që kërkohet nga një komb i ri që dëshiron të rritet dhe përparojë, ky është një problem”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Sipas Ben Meir, përpjekjet politike nuk duhet ndalur asnjëherë nga akterët politik në Kosovë.

Postimi i plotë i Ben Meir: 

- Advertisement -

Kosova duhet të forcojë pozitën e saj në vend në çdo mënyrë në mënyrë që të fitojë më shumë vëmendje dhe më shumë njohje nga bashkësia ndërkombëtare. Por përderisa qeveria e Kosovës vazhdon të angazhohet në aktivitete që nuk janë në përputhje me atë që kërkohet nga një komb i ri që dëshiron të rritet dhe përparojë, ky është një problem. Duhet bërë vazhdimisht përpjekje për të përmirësuar kushtet socio-ekonomike dhe politike në vet Kosovën. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit