10.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Eksperti i njohur nga Kosova e zbulon arsyen e rrëzimit të aeroplanit luftarak serb – jep detaje të reja

Rekomandime

Njohësi dhe eksperti i fushës së sigurisë, Fadil Kajtazi, përmes një shkrimi të tijin në Facebook, ka reaguar lidhur me rrëzimin e aeroplanit luftarak në afërsi të Loznices, në Serbi.

- Advertisement -

Aeroplani thotë Kajtazi se është i tipit MiG-21UM, dhe në përdorim të aviacionit luftarak të ish APJ ka hyrë në dhjetor të vitit 1986.

Sipas Kajtazit, Ushtria serbe i ka bërë remontin në vitin 2016, në qendrën e remontit te aviacionit “Moma Stanojloviq“ dhe sipas kartelës së remontit, ky aeroplan e ka pasur garancion të fluturimit deri më 2026, dhe kjo ishte arsyeja e rrëzimit sipas ekspertit.

Mediat serbe raportojnë se një avion ushtarak është rrëzuar në oborrin e një banese në afërsi të Loznicës, në fshatin Brasina, në Serbi.

- Advertisement -

Ndërkohë, në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njofton se avioni është një “Mig-21”.

Ja shkrimi i tij:

- Advertisement -

Në afërsi të Loznices, në Serbi, rrezohet një aeroplan luftarak i flotës ajrore të Ushtrisë së Serbisë.

Aeroplani është i tipit MiG-21UM, dhe në përdorim të aviacionit luftarak të ish APJ ka hyrë në dhjetor të vitit 1986.

Është aeroplani i fundit i këtij lloji më të cilin është furnizuar ish APJ.

Ushtria serbe i ka bërë remontin me vitin 2016, në qendrën e remontit te aviacionit “Moma Stanojloviq“ dhe sipas kartelës së remonti, ky aeroplan e ka pasur garancion të fluturimit deri më 2026.

Ja që u rrezua!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit