1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Eksperti i sigurisë për sulmin në Gllogjan: Cak ka qenë shoferi i autobusit

Rekomandime

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i ftuar në një emision televiziv, ka folur lidhur me sulmin në Gllogjan.

Ai ka thënë se dy fëmijët nuk kanë qenë cak I sulmit, por ka qenë shoferi i autobusit.

- Advertisement -

“Sipas pamjeve nuk është gjuajtur rrafall, por një nga një, dhe është gjuajtur në drejtim të shoferit. KallashnIkovi është një armë shumë e fortë dhe ka mbushje shumë të fortë, dhe sigurisht i ka dalë prej dore dhe plumbat kanë deviju”, ka potencuar Musliu.

Tutje ai ka thënë se personi i maskuar ka gjuajtur disa herë për tu siguruar se ka gjuajtur në cakun që e ka pasur në plan.

“Ka deshur të jetë i sigurtë që po e gjuan cakun që e ka paramenduar më herët, që sipas konfigurimit të plumbave është shoferi. Mendoj që caku ka qenë ngasësi i autobusit”, ka thënë mes tjerash eksperti i sigurisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit