10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Omeroviç: Shqiptarët e Luginës nuk e shohin Shqipërinë si vend amë

Rekomandime

“Shqiptarët e Luginës nuk e shohin Shqipërinë si vend amë, por Kosova është për ta vend amë.

Meho Omeroviç, kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave i Kuvendit të Serbisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, kishte theksuar se situata në të cilën shqiptarët nga tri komunat jugore të Serbisë – Preshevë, Bujanoc dhe Medvegj – nuk e përjetojnë Shqipërinë si vend amë, por si vend amë e shohin Kosovën, paraqet problem.

- Advertisement -

“Kjo është keq për ne, keq për shtetin e Serbisë, por është keq edhe për ata”, ka vlerësuar Omeroviç.

Por, çfarë është komunikimi i shqiptarëve që jetojnë në komunat ku ata janë shumicë në jug të Serbisë me autoritetet e Beogradit?

Zoran Stankoviç, thotë se komunikimi ndërmjet autoriteteve qendrore dhe atyre lokale në jug të Serbisë, nuk paraqet problem.

- Advertisement -

“Ato kontakte janë të vazhdueshme dhe kanë të bëjnë me të gjitha problemet që kanë vetëqeverisjet lokale në kuadër të veprimtarive të tyre”, theksoi Stankoviq, sipas të cilit janë bërë lëvizje pozitive në drejtim të investimeve në tri komunat e pazhvilluara, përmes trupit koordinues”.

Ndërkaq ja vlen të shtojmë se, prej (Vojisllav) Koshtunicës e deri të Aleksandri (Vuçiç, kryeministër aktual i Serbisë) nuk po shoh ndonjë ndryshim që ka vullnet Serbia që së paku t’i zgjidhë problemet e shqiptarëve.

- Advertisement -

Sidoqoftë, autoritetet lokale të komunave me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, kanë theksuar se problemi më i madh është mosgatishmëria e autoriteteve qendrore të Serbisë që t’i integrojnë shqiptarët në institucionet publike.

Ata thonë se problemet ekzistojnë edhe në gjyqësi, me heqjen e Gjykatës themelore të Preshevës, ndërkaq që në Bujanoc, gjykata ekziston, por jo edhe prokuroria.

Sipas tyre, shqiptarët e këtyre komunave vazhdojnë të kenë probleme me arsimin, me pamundësinë që të furnizohen me tekste shkollore nga Kosova, si dhe pamundësinë për nostrifikimin e diplomave që i kanë arritur në Kosovë, pavarësisht marrëveshjeve që janë nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për njohjen e diplomave”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit