-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Eksperti i telekomunikacionit me akuza të rënda ndaj ish-PAN-istëve, tregon cilin ndryshim e solli Kurti

Rekomandime

Eksperti i telekomunikacionit Agron Dida, ka akuzuar ish-koalicionin qeverisës PAN, për keqpërdorime me shtetin e Kosovës.

- Advertisement -

Ai ka thënë se ata e kanë bërë Kosovën një vend ku harbëron padrejtësia, pabarazia, varfëria dhe mungesa e perspektivës.

“Një grusht njerëzish të padenjë, të paaftë dhe të painteresuar për të ndërtuar shtetin e Kosovës në bazat e demokracisë, na kanë pru në këtë gjendje ku harbëron padrejtësia, pabarazia, varfëria dhe mungesa e perspektivës”, ka shkruar Dida në një postim në Facebook.

Por, ai ka theksuar se Qeveria e re në krye me Albin Kurtin, ka sjellë shpresë tek qytetarët dhe vullnet për jetësimin e ndryshimit në vend, përcjell Bota sot.

- Advertisement -

“Këtë ndryshim transformativ e pruri Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje. Veprimet e para që i bëri Qeveria Kurti tregojnë, pa asnjë ekuivoke, se ndryshimi që po e presin qytetarët e Kosovës po ndodhë me të vërtetë”, ka shkruar eksperti më tej.

Did aka kërkuar nga qytetarët që “t’i përvjelin mëngët e të punojnë për lulzimin e Kosovës.

- Advertisement -

Sipas tij, vetëm “ata që janë bashkëpjesëmarrës në krim nuk e mbështesin idenë transformative për të vendosur drejtësinë në shoqërinë tone”.

Postimi i plotë i Didës:

ERDHI DITA PËR KOSOVËN TONË

PADREJTËSIA

“Drejtësia e rreme është forma më e keqe e padrejtësisë” – Platoni

Një grusht njerëzish të padenjë, të paaftë dhe të painteresuar për të ndërtuar shtetin e Kosovës në bazat e demokracisë, na kanë pru në këtë gjendje ku harbëron padrejtësia, pabarazia, varfëria dhe mungesa e perspektivës.

Administratat komunale dhe shtetrore ende nuk kanë as listën e saktë të qytetarëve të vet. Nuk dihet kush është i gjallë e kush ka vdekur, kush është qytetar i Prishtinës e kush jo, kush është pensionist e kush jo, kush paguan tatime e kush jo, kush ka të drejtë vote e kush jo.

Në këtë amulli, një grusht kriminelësh janë bërë “ekspertë” për manipulimin e votës së qytetarit dhe zhvatjen sistematike dhe të pamëshirshme të arkës së Shtetit. Ata e bëjnë këtë sepse janë koxhabashë të paprekshëm që kanë marrë guximin dhe ende të padënuar vazhdojnë ti kontrollojnë individët kyç të sistemit të drejtësisë dhe të bordeve të kompanive të mëdha publike. Dhe vetëm ata janë të interesuar që të vazhdojë kjo amulli sepse “Uku gjuan në mjegull”.

Biznesmenët tanë të ndershëm kanë nevojë që Shteti, të paktën, të ju heqë qafe kopukët që ju vijnë te dera, rregullisht, çdo muaj, për të ju marrë harraç.

Ndërsa qytetarët e ndershëm kanë nevojë për rregull dhe drejtësi të vërtetë dhe funksionale, jo kinse-drejtësi.

NDRYSHIMI

“Kurrë mos dyshoni se një grup i vogël qytetarësh mendimtarë, të vendosur, nuk mund ta ndryshojë botën. Në të vëretetë, vetëm kështu ka ndodhur ndryshimi, kurdo që ka ndodhur.” – Margaret Mead, antropologe kulturore.

Rezulatet e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 janë një kthesë e rëndësishme dhe shumë domethënëse në rrugëtimin tonë drejt një shteti demokratik të mirëfilltë ku sundon ligji.

Vota e qytetarëve tregoi se ata kërkojnë ndryshim në qeverisjen e Kosovës. Ndryshimi u bë i domosdoshëm, sepse që prej kohës së qeverisjes së UNMIK-ut, që e kishte për detyrë shmangien e anarkisë që mund të shfaqej menjëherë pas luftës, qeverisjet në vijim nuk treguan se janë në gjendje të ndërtojnë një shtet funksional demokratik.

Rezultatet e këtij dështimi janë evidente dhe nuk ka qytetarë që nuk e sheh apo nuk e kupton këtë. Kjo gjendje e mjerë është etabluar pothuaj në të gjitha fushat e jetës, sidomos në arsim, mbrojtjen e mjedisit, ekonomi, shëndetsi, kulturë etj. Veçanërisht brengosës për qytetarët e Kosovës është dështimi për të pasur një sistem të mirëfilltë dhe funksional të drejtësisë.

Këtë ndryshim transformativ e pruri Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje. Veprimet e para që i bëri Qeveria Kurti tregojnë, pa asnjë ekuivoke, se ndryshimi që po e presin qytetarët e Kosovës po ndodhë me të vërtetë. Këto veprime janë aq thelbësore dhe domethënëse sa që mendoj se nuk kemi nevojë të presim 100 ditët e qeverisjes për të parë se si do të funksionojë ky model qeverisës.

Kjo qeveri ia ktheu shpresën qytetarëve të Kosovës, ju ktheu vetëbesimin dhe vullnetin për të punuar për jetësimin e këtij ndryshimi që do ta bëjë jetën e tyre më të mirë sot dhe në të ardhmen.

MBËSHTETJA QYTETARE

“Çdo herë kur e vërejmë një padrejtësi dhe nuk veprojmë, ne e edukojmë veten të jemi pasiv ndaj prezencës së saj dhe kështu e humbasim aftësinë për ta mbrojtur veten dhe të dashurit tanë prej saj.” – Julian Assange

Për t’i jetësuar këto ndryshime transformative në shoqërinë tonë, nuk mjafton vetëm një qeverisje e ndershme, e ditur dhe e vendosur që kemi. Garancion për suksesin e saj është mbështetja e drejtëpërdrejtë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Nuk ka njeri që nuk aspiron të mirën dhe mbarësinë për familjen e vet, për fëmijët dhe komunitetin e vet. Nuk ka njeri që nuk e dëshiron arsimimin e mirë për fëmijët e vet dhe perspektivën e lumturisë për ta.

Vetëm ata që preferojnë të jetojnë në kurriz të të tjerëve e duan një shtet ku padrejtësia është ligj.

Vetëm ata që janë bashkëpjesëmarrës në krim nuk e mbështesin idenë transformative për të vëndosur drejtësinë në shoqërinë tonë.

Fatmirësisht, të tillët janë gjithmonë një grusht mjeranësh që historia i hedh në kontejner të bërllokut, për arësye të thjeshtë se ata janë kundër natyrës njerëzore dhe humanizmit. Ky fat i pret, pashmangshëm, edhe tash në Kosovë.

Andaj, ti përvjelim mëngët, të punojmë për lulëzimin e vendit tonë. Ta kultivojmë të mirën dhe ta luftojmë të keqen.

Vetëm kështu do ta bëjmë Kosovën një vend të denjë për të jetuar. Vetëm kështu do ta ndjejmë veten krenar që jemi shqiptarë dhe shtetas të Kosovës dhe do ta meritojme edhe mbështetjen e botës së qytetruar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit