8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Protesta në Serbi kundër racizmit ndaj shqiptarëve: Të merren masa ndaj Vulinit

Rekomandime

Lëvizja kundër dhu.nës, “Gratë në të zeza” ka mbajtur një aksion protestues me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Racizmit, duke dënuar gjuhën e urrjtjes, intolerancën dhe ksenofobinë kundër komunitetit shqiptar në Serbi, si dhe kundër shqiptarëve të Kosovës.

- Advertisement -

Kryetarja e kësaj lëvizjeje, Stasha Zajoviq tha për televizionin N1 se përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Serbisë po fusin terma racistë dhe diskiminues në komunikimin zyrtar dhe se kjo legalizon gjuhën shovniste dhe raciste të urrjtjes dhe shkel Kushtetutën e ligjet në fuqi.

Si një shembull i nxitjes së intolerancës racore dhe kombëtare, kjo lëvizje theksoi paraqitjet e ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili përdor termin “Shiptari” sa herë që flet për shqiptarët.

“Gratë në të zeza” u bënë thirrje institucioneve kompetente të reagojnë dhe ta sanksionojnë Vulinin dhe të gjithë të tjerët që përhapin diskriminim racor.

- Advertisement -

Aksioni, i cili u zhvillua paqësisht, u sigurua nga anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Për ta parë videon, klikoni KËTU.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit