6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Eksperti italian: Pse epidemia e COVID-19 në Itali ka mbaruar

Rekomandime

Specialisti Matteo Bassetti, drejtor i Klinikës për Sëmundje Infektive në Xhenova, thotë se epidemia e COVID-19 në Itali ka kaluar dhe kjo mund të shihet në numër.

- Advertisement -

“Kushdo që ndjek situatën epidemiologjike në Itali mund të mendojë se ne jemi akoma në mes të një epidemie të plotë të koronavirusit. Çdo artikull i lajmeve fillon me raporte ditore për numrin e të infektuarve dhe të shtruarve në spital. Por kjo është një përshtypje e gabuar. Epidemia e virusit COVID-19 ka kaluar, dhe për këtë shiko numrat: kemi pasur 4,000 pacientë në kujdes intensiv, dhe sot në një vend me më shumë se 60 milion banorë, kemi vetëm 60,” thotë Dr. Bassetti.

Sipas agjencisë AGI, ai kritikoi tendencën për të folur për rritjen e të infektuarve çdo ditë, si raportet e luftës, pa analizuar të dhënat se sa janë asimptomatikë, sa janë shtruar në spital dhe të ngjashme.

Kjo nuk ndodh në asnjë vend tjetër, vetëm në Itali, pretendon Dr. Bassetti.

- Advertisement -

“Ai që insiston në të dhëna negative harron se Italia ishte e para që u godit nga pandemia dhe se ne arritëm të dilnim nga kriza”, thotë infektologu.

Sipas tij, problemi është në komunikim dhe ai sheh fajtorët në institucionet vendore, media, por edhe në mesin e “ekspertëve” të cilëve i takon.

- Advertisement -

“Kjo këmbëngulje ndaj negatives vetëm ngatërron njerëzit, ne i trembim ata dhe kriza shëndetësore, të paktën për sa i përket Italisë, ka mbaruar”, përfundoi Bassetti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit