1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Eksperti: Komandantët mendojnë se Putini po vdes, urdhërin e tij për përdorimin e armëve bërthamore do ta injorojnë

Rekomandime

Një urdhër i Vladimir Putinit për të g0ditur Ukrainën ose Perëndimin me armatim bërthamore do të injorohej nga komandantët e tij të lartë.

Kështu së paku, sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, ka thënë një gazetar investigativ.

- Advertisement -

Përveç kësaj, shumë zyrtarë kryesorë ushtarakë dhe të sigurisë, si dhe miq të oligarkëve besojnë se Putini është duke vdekur ose i sëmurë rëndë, tha Christo Grozev, i cili është një ekspert për çështjet ruse dhe është i lidhur me grupin kërkimor “Bellingcat”.

Duke besuar se Putini mund të vdiste së shpejti, rrethi i tij i brendshëm nuk do të rrezikonte të tërhiqej përpara një ekuivalenti modern të gjyqeve të Nurembergut, e as nuk do t’i bindeshin urdhrit të Putinit për të eliminuar armiqtë e opozitës, pohoi Grozev.

Ndryshe, presidenti rus vendosi forcat bërthamore të Moskës në gatishmëri të lartë menjëherë pasi pushtimi i tij në Ukrainë filloi më 24 shkurt, duke rritur frikën se mund të “shtypte butonin” ndërsa Iufta në Ukrainë vazhdon të shkojë kundër tij.

- Advertisement -

Dhe në mes të rritjes së mbështetjes perëndimore për Ukrainën, Putini ka bërë “kërcënime të fshehta”.

Ndërkaq sa i përket raporteve se shëndeti i Putinit është “në rënie”, intervistuesi televiziv Dmitry Gordon e pyeti zotin Grozev: “Ne e shikojmë [Putinin] duke shtrënguar në mënyrë spazmatike cepin e tryezës me dorën e tij të djathtë gjatë një takimi me [ministrin e Mbrojtjes Sergei] Shoigu”.

- Advertisement -

Në këtë drejtim, Grozev pohoi se një oligark i afërt me Putinin tha se “ai është më mirë të vdesë” nga sëmundja e tij e rëndë sesa të vazhdojë të “shkatërrojë” Ukrainën, Rusinë dhe elitën e biznesit super të pasur të Moskës.

“Kohët e fundit me kolegët dëgjuam një regjistrim të një oligarku, jashtëzakonisht të afërt me Putinin”, tha ai.

“Miliarderi po i thoshte një oligarku tjetër: ‘Më mirë të vdesë nga kjo’ – dhe ai e quajti një sëmundje nga e cila dyshohet se vuante Putin”.

“Ishte më mirë të kishte vdekur ‘sepse na ka shkatërruar, po shkatërron Ukrainën…dhe Rusinë’”.

Komentet e Grozev vijnë pasi Rusia kreu lëshime të simuluara të raketave me aftësi bërthamore nga një enklavë territori në Evropën kontinentale të enjten.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit